Një emision i radio BBC-së është ndalur gjersa po transmetohej drejtpërdrejtë, pasi që prezantuesi ka pësuar sulm në zemër.
Gazetari i radios David Fitzgerald ka përjetuar probleme me zemrën përderisa po udhëhiqte programin e mëngjesin, duke e detyruar kolegun e tij Michael Chequer që ta zë vendin e tij, raporton Daily Mail.
Chequer i ka informuar dëgjuesit për atë që kishte ndodhur.
“Është mëngjes, e enjte. Michael Chequer po zëvendëson David Fitzgeraldin, pasi që ai po ndihet pak si pa qejf”, ka thënë ai.