Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur intensivisht për meçin e tij të radhës, të parin për vitin 2023.
Marku përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video, ku shihet në palestër duke u stërvitur.
“Ndihem mirë pas kthimit në kamp. Me dy duartë e mia në zjarrë, mezi pres luftën e radhës”, ka shkruar boksieri shqiptar në rrjetet sociale
Florian Marku luftën e fundit e zhvilloi gjatë vitit të kaluar, ku mposhti me vendim të gjyqtarëve boksierin nga Meksika, Miguel Parra. Luftë kjo e cila ishte zhvilluar në stadiumin shqiptar “Air Albania”.
Marku gjatë karrierës së tij në boks, ka zhvilluar 13 meçe, ka fituar në 12 (7 me nokaut) dhe ka barazuar në një luftë.
Feeling great to be back in camp , with my both hand on ???? cant wait for my next Fight pic.twitter.com/XQ4d8rfHm0— Florian Marku ???? (@FlorianMarku92) April 13, 2023