Paratë për organizimin e një udhëtimi në shtetet e Evropës i mori, por punën që mori përsipër s’e kreu kurrë. Kjo bëri që shtetasi i Kosovës ta denoncojë në Polici një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. 39-vjeçari u arrestua në Viti dhe u dërgua në mbajtje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arsim Bekiri.
Bekiri dyshohet se ka marrë një shumë parash nga nja 26-vjeçar nga Kosova për t’ia organizuar një udhëtim, por këtë s’e ka realizuar asnjëherë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intevristuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me migrantë’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë janë marrë të gjitha veprimet për të njoftuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për arrestimin e Bekirit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.