Gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë moti i vranët dhe me shi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHK-së të hënë pritet moti i vranët dhe me shi, që i njëjtit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së marte.
Sipas institutit të mërkurën do të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.
Postimi i plotë:
Parashikimi i Motit për pesë ditë ( 17-21 prill 2023)!
Java e ardhshme me kushte të ngjashme me stinën e vjeshtës
E hënë- Mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.
E martë- Mot i vranët dhe me shi.Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.Në fushta termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.
E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
E enjte- mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe konstant.
E premte. Edhe kjo ditë mbetet pothuaj e ngjashme sa i perketë kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu .
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë..