Theo merr komente tmerruese nga tifozët e Napolit – Leao: Kjo është e papranueshme, Zoti është me ty

Theo merr komente tmerruese nga tifozët e Napolit – Leao: Kjo është e papranueshme, Zoti është me ty

Skuadra e AC Milan luan të martën në mbrëmje ndaj Napolit, ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e dytë të UEFA Champions League.

Mbrojtësi francez, Theo Hernandez publikoi gjatë vikendit një foto me djalin e tij të vogël, por u befasua nga tifozët e Napolit.

Shumë tifozë komentuan në foton e lojtarit të AC Milan, duke ia kërkuar vdekjen djaloshit të vogël. Komente këto që kanë bërë gjithë skuadrën e ‘Kuqezinjëve’ të reagojnë në rrjetet sociale.

Bashkëlojtari i Hernandez, Rafa Leao përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar mbështetje të madhe për lojtarin francez.

“Fatkeqësisht, rrjetet sociale janë një instrument ku secili mund të shkruaj çfarë të dojë. Asgjë nuk ndodh vëlla, Zoti është gjithmonë me familjen tënde”, ka shkruar Rafa Leao në rrjetet sociale

Kujtojmë që skuadra e Stefano Piolit të martën luan ndeshjen e dytë në “Diego Armando Maradona”, kurse ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0.

Related Articles