Futbollisti kosovar, Milot Rashica po kalon momente fantastike në ekipin e Galatasarayt në Turqi. Përveç skuadrës, ai po kalon momente të mira edhe në qytetin e Stambollit.
Së fundmi, lojtari “dardan” organizoi një befasi për gruan e tij, Belkiz Kera Rashica në ditëlindjen e saj
Rashica rezervoi një jaht luksoz në liqenin e Stambollit dhe së bashku me dy fëmijët e tij, ia festuan ditëlindjen.
Milot Rashica gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë zhvilloi 19 ndeshje, shënoi tre gola dhe ka bërë katër asiste.
Ai është në pronësi të klubit nga Championshipi i Anglisë, Norwich City – por sipas të gjitha gjasave ai do të mbetët në Turqi, te skuadra e Galatasarayt – ku këtë sezon po e synojnë titullin kampion.