Skuadra e Antëerp shënoi një fitore të madhe si vendas me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Kortrijk, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Pro League të Belgjikës.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi mesfushori anësor i Kombëtares së Kosovës, Arbnor Muja
Sot gjatë ditës, skuadra e Antëerp publikoi golin e kosovarit dhe festën e tij tashmë të zakonshme, duke e bërë shqiponjën.
Në fakt kjo festë po përdoret edhe nga lojtarët tjerë në Europë. Gjatë vikendit të kaluar, festë të tillë bëri edhe bashkëlojtari i Milot Rashices te Galatasaray, Mauro Icardi.
Muja në 20 paraqitje në Belgjikë me Antëerp ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asiste.