Prej disa puntatash Arjan Konomi nuk është parë në rolin e tij të zakonshëm si opinionist në “Për’puthen”, teksa ndjekësit e rregullt të dating show dhe fansat e gazetarit kanë nisur aludimet se ai mund të jetë larguar nga formati.
Në fakt, ditët e fundit edhe në disa media qarkullon lajmi se Konomi i ka shkëputur marrëdhëniet e punës me “Top Channel” dhe “Përputhen”, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga të dyja palët.
Opinionisti nuk i mungonte emisionit të njohur që prej dy vitesh dhe mungesa e tij është vënë re, teksa në postimet e tij në rrjetet sociale gjen edhe komente nga ndjekësit që i kërkojnë “llogari” pse është larguar ose kërkojnë edhe rikthimin e tij.
E meqë jemi tek postimet në Instagram, nëpërmjet tyre ai na ka treguar se do të nisë një udhëtim së shpejti dhe ndoshta kjo është arsyeja përse nuk e kemi parë në “Për’puthen”. Ndoshta Arjani ka marrë vetëm një pushim, të shkurtër (ose të gjatë), megjithatë kjo mbetet për t’u parë deri në një konfirmim të tij.
Ndërkohë pak ditë më parë Konomi tërhoqi vëmendjen në media e rrjetet sociale, pas kritikave që bëri për opinionistët aktualë tv “BBVIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatarin, teksa i quajti diskutimet e tyre të nivelit të ulët mediokër dhe vulgare.