Daçiq: Nuk shkoj në Strasburg nëse njoftimet për nismën e pranimit të Kosovës në KE janë të vërteta

Daçiq: Nuk shkoj në Strasburg nëse njoftimet për nismën e pranimit të Kosovës në KE janë të vërteta

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ndoshta nuk do të udhëtojë në Strasburg me rastin e 20-vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, siç ka theksuar ai, për shkak të njoftimeve se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të fillojë procedurën dhe diskutimin për pranimin e Kosovës në Këshill, në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Çfarë mesazhi është ai? Është një poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse ato njoftime janë të vërteta, unë sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg”, ka theksuar Daçiç në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Jashtëm të Gabonit, Yolanda Nijonde, shkruan Tanjug.

Daçiq ka shtuar se “diçka që nuk është shtet nuk është pranuar kurrë në Këshillin e Evropës”.

Related Articles