Botën e sportit e ka tronditur të martën një lajm i hidhur për vdekjen e një sportisteje.
Hendbollistja ruse, Viktoria Divak është gjetur e vdekur të hënën, ndërsa dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe.
Mediumet ruse kanë raportuar të martën se trupi i lojtares së ekipit Astrahanochka është gjetur para ndërtesës në të cilën ka banuar, dhe se shkaku i vdekjes ishte rënia nga dritarja e katit të tetë. Gjithçka thuhet se ka ndodhur pak ditë para ditëlindjes së saj të 30-të.
Shkaku i lëndimeve të rënda, thuhet se Divak ka vdekur në vend, ndërsa ndihma e shpejtë vetëm ka mundur ta konstatoj vdekjen e saj.