Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge.
Sipas mediave italiane, 35-vjeçari, që figuronte si pronar i një furre buke në Gjenova, kishte zgjedhur që të shiste edhe lëndë narkotike bashkë me bukët.
Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.
Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.
Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.