“Jo gaz, por kemi me blloku Kuvendin”- Tensionohet debati Batusha-Canaj

“Jo gaz, por kemi me blloku Kuvendin”- Tensionohet debati Batusha-Canaj

E shkuara e Vetëvendosjes dhe sulmet e kësaj partie ndaj Parlamentit të Kosovës kanë përplasur panelistët e sotëm në “Politiko”, shkruan Gazeta10.

Përderisa, ish-diplomati Blerim Canaj i është drejtuar deputetit të VV-së, Agron Batushës duke ua përmendur veprimet radikale ndaj Kuvendit si gjuajtja me zollë dhe gaz, deputeti i është drejtuar se jo gaz po bllokim total kanë me bë çdoherë në raste të tilla.

“Sa herë që ka demarkacion i cili i falet toka një shteti tjetër dhe ka me iu cenu teritori Republikës së Kosovës, jo gaz po bllokim total Parlamentit kemi me ia bo.”, ka thënë ai.

Tutje, deputeti i VV-së ka akuzuar edhe ish-diplomatin se në rast se për liberalizim është dashur të dhurohen 7 mijë hektarë Malit të Zi, frikësohet se ata do t’ia dhuronin tërë veriun Serbisë.

“Nëse ju mendoni që për liberalizim vizave  është dasht me iu fal 7 mijë hektarë Malit të Zi po kam frikë që për anëtarësim në BE, krejt veriun ia kishi jep Serbisë”, ka thënë ai.

Së fundi, Batusha i ka thënë Canajt se duhet të ketë kujdes me gjuhën që përdor sepse është një ish-diplomat.

Related Articles