Siç të gjithë mund ta keni parë, mbrëmjen e djeshme u shpallën dy finalistët e parë të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania, Efi dhe Luizi.
Luizi fitoi përballjen me Dea Mishel. Ndërsa Efi fitoi përballë Qetsorit, Kiarës dhe Bledit.
Shpallja e Efit si finaliste bëri që Kiara dhe Bledi të linin mbrëmë shtëpinë e BBV, sepse vetëm njëri prej tyre kishte të drejtën të prekte finalen.
Pas daljes së Kiarës, Luizi ka biseduar me Nitën dhe Jorin në dhomën e gjumit. Teksa vajzat e pyesnin se përse nuk e ndihmoi Kiarën në lojë, siç ka ndihmuar Efin, Luizi u shpreh se nuk e shihte Kiarën në finale. Këngëtari tregoi se që në momentin që Kiara u eleminua herën e parë përballë Oltës, e kuptoi që ajo nuk ishte për finale.