Skuadra e Barcelonës fitoi me rezultat minimal 1 me 0 në derbin e javës së 30-të në La Liga ndaj Atletico Madrid.
Në tribunat e “Camp Nou” ndodhi një moment interesant, ku një tifozit të Atletico Madrid ia heqin banerin dhe e largojnë nga stadiumi.
Ai ishte së bashku me gruan e tij, kur u detyra të largohet nga stadiumi i Barçës për shkak të sigurisë dhe thirrjeve të tifozëve vendas.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi anësor, Ferran Torres gjatë pjesës së parë.