Krasniqi: Situata në veri ka degraduar, Qeveria të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë

Krasniqi: Situata në veri ka degraduar, Qeveria të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet në Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai uron kryetarët për fitoren derisa thotë se mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje.

“Tani presim nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut”, shkruan Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok, në zgjedhjet e sotme lokale për katër komunat e pjesës veriore të vendit.

I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tonë.

Përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje.

Tani presim nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut.

PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë – ky është edhe misioni ynë.

Bashkë për Kosovën!

Related Articles