Në një intervistë për “Prive”, Blero ka treguar versionin e tij të ndarjes nga ish-bashkëshortja, Afrona Dika. Së pari, ai tha se ka preferuar që të mos flasë më parë dhe t’i zgjidhë gjërat në mënyrë private me Afronën, por mesa duket, nuk ia kanë dalë.
“Në fillim, lidhjen e kam ndjerë si njëfarë aktrimi. Gjithmonë ka qenë në qendër paraja. Sa ka pasur para gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam mjaftueshëm inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur dhe vetëm kam parë se deri ku po shkon dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, tha këngëtari.
Ai foli edhe për një biznes të përbashkët me Afronën, për të cilin ka dhënë të ardhura që të hapet.
“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi ynë dhe sapo ia ka arritur qëllimit, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen dhe s’më ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveç të eci me hapa ligjorë”, tha Blero, duke pretenduar edhe se mund të ketë një padi kundrejt Afronës.
Blero theksoi se gjatë raportit të tyre, ai ka qenë gjithnjë i mirë dhe asnjëherë dorështrënguar, por edhe pse ka mbyllur një sy, nuk domethënë që s’i ka vënë re ato që kanë ndodhur.
Këngëtari thotë se versioni Afronës ka të pavërteta dhe shtoi se nuk ka qenë ndarja aq e thjeshtë sa e thotë Afrona, jo për shkak të tij, por prej ish-partneres.
Dyshja ka qenë bashkë për një periudhë 7-vjeçare dhe më pas, pas shumë aludimesh (ku Afrona dhe Blero i bënë unfollow njëri-tjetrit dhe fshinë fotot e përbashkëta), Blero e konfirmoi ndarjen përmes një “letre” në Instastory.