Prizren: I riu e kap për fyti gjyshen 75-vjeçare, e moshuara kërkon ndihmën e Policisë

Prizren: I riu e kap për fyti gjyshen 75-vjeçare, e moshuara kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë personat e moshuar të cilët përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën një familje në rrugën “Ismail Qemali” në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua të moshuar.

Sinjali mëson se 75-vjeçarja ka denoncuar në Polici nipin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka sulmuar fizikisht, duke e kapur për fyti.

Si pasojë e dhunës që përjetoi, e moshuara ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë kontrollit policor, i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Sulm” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Related Articles