Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar i cili kërcënoi partneren e tij gjatë një debate në familje.
Një grua më banim në Savena, kërkoi ndihmë pasi partneri e kishte kërcënuar dhe kishte dëmtuar mobiljet.
Me mbërritjen e karabinierëve, 31-vjeçari shqiptar i ka sulmuar dhe është arrestuar nga policia e Italisë.