Ministrja austriake: Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja austriake: Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja austriake e Mbrojtjes Claudia Tanner tha pas takimit të sotëm me Ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut Slavjanka Petrovska në Shkup se lufta në Ukrainë thekson edhe më shumë se sa e rëndësishme është të mbështeten miqtë nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt një të ardhmeje evropiane, duke theksuar se prioriteti kryesor në politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Vjenës mbetet zgjerimi i BE-së në vendet e rajonit.

Tanner tha se në kohët veçanërisht të vështira me të cilat po përballemi të gjithë sot del në pah rëndësia e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vendeve, pra roli i partneriteteve shumëpalëshe në të cilat Austria ka marrë pjesë prej vitesh së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht me Maqedoninë e Veriut.

“Stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor është diçka që duhet arritur dhe nuk është një qëllim vetëm për ato vende, por është një objektiv real edhe për ne. Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë një rrethanë – lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende. Fundi i kësaj lufte nuk është ende në dukje dhe nga këndvështrimi i ekspertëve tanë nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të saj në drejtim të Evropës. Prandaj është edhe më e rëndësishme të veprohet në mënyrë parandaluese për të rritur stabilitetin aty ku është e nevojshme, për të rritur aftësinë për të ofruar rezistencë në rajonet e cenueshme dhe për të mbështetur përpjekjet për t’u mbrojtur nga të gjitha kërcënimet që vijnë nga jashtë”, tha ministrja Tanner.

Related Articles