Në qendrën e qytetit të Deçanit, të shtunën u mbajt protestë kundër abuzimit seksual ndaj vajzave dhe grave, raporton Gazeta Enigma.
Marshi u organizua nga Kolektivi pёr Mendim dhe Veprim Feminist, njё grup aktivistësh pёr tё drejtat e barabarta gjinore.
Protestuesit nёpёrmjet sloganeve, kanë kërkuar ndaljen e stigmatizimit tё viktimave tё dhunёs seksuale nga policia, drejtёsi pёr vajzat e gratё e abuzuara seksualisht dhe stopim të ngacmimeve seksuale nё institucionet shkollore.
Kjo po shёnon protestёn e tretё tё kёsaj jave, ku me tё njëjtin motiv u protestua edhe nё qytetin e Pejёs dhe Mitrovicёs tё shtunёn dhe tё hёnёn e kaluar.
/Gazeta Enigma/