Një rrugë në Maqedoninë V. emërohet me emrin e Ibrahim Rugovës, merrë pjesë presidentja e Teuta Rugova

Një rrugë në Maqedoninë V. emërohet me emrin e Ibrahim Rugovës, merrë pjesë presidentja e Teuta Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një rruge në Komunën e Çairit me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Aty e pranishme ka qenë edhe vajza e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova.

Osmani ka shkruar se kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë të Rugovës.

“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova”, tha Osmani. /Gazeta Enigma.

Related Articles