Përfaqësuesi rus në OKB, në seancën e Këshillit të Sigurimit sot, i ka quajtur kriminelë krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka thënë se shpreson që ata të gjykohen “siç e meritojnë” dhe se tribunali mos të bëj gabime.
“Gjykimi ka filluar në Hagë. Shpresoj që këta kriminelë të gjykohen siç e meritojnë dhe të mos bëj gabime”, tha ai.
Në këtë seancë të OKB-së po merr pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Kjo e fundit pati kritika se nuk po lejohet të flasë në gjuhën shqipe, por që kjo shkaktoi reagimin e palës ruse, më pas asaj shqiptare si dhe asaj amerikane.