Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
Ai dyshohet se ka rrahur një 60-vjeçar kinez dhe e ka vjedhur atë.
Sipas mediave italiane, shqiptari ia ka thyer kinezit edhe tre dhëmbë.
39-vjeçari po ashtu thuhet se ia kishte vjedhur portofolin dhe kartat e identifikimit.
Ai dyshohet se e kishte ndjekur viktimën me një makinë të tipit Mercedes Benz, duke e qëlluar më pas me grushte në fytyrë dhe trup.
Arrestimi i shqiptarit u bë më 24 prill, derisa denoncimi në polici u krye në korrik të 2022-tës