Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Kiara Tito la për herë të dytë shtëpinë e “Big Brother ”, e tanimë ajo po kalon kohë me miqtë dhe familjarët e saj por nuk ka harruar të kujtojë shpesh edhe Luzin.
Edhe pas daljes Kiara e mbështet Luizin po njësoj në lojën e tij, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar në Instastory një video të Luizit, duke qëndruar vetëm jashtë në shi dhe ka shkruar një shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të dashurit të saj.
Ditën e sotme ish-banorja ka postuar në Instastory disa trëndafila të kuq dhe të gjithë ishin mjaft kurioz të dinin se kush ia dhuroi. Këtë Kiara e ka treguar më pas me disa postime të tjera, ku ka treguar edhe disa buqeta të tjera me lule dhe zbuloi se ishin nga disa fanse të saj.