Një situatë krejtësisht e pazakontë është parë në Gjermani, në takimin e ligës së tretë, Wiesbaden dhe Meppen.
Në një moment, ndihmës gjyqtari u dëmtua, por askush nuk mund ta priste atë që pasoi, njoftojnë mediat gjermane.
Gjegjësisht, në nivelin e tretë të futbollit gjerman nuk ka gjyqtar të katërt në ndeshje, kështu që nuk ka pasur kush ta zëvendësojë gjyqtarin e dëmtuar.
Ata vendosën të kërkonin një ndihmës gjyqtar të ri. Në fund gjyqtarin pasues e gjetën hiç më pak se në tribunat mes tifozëve. Ai ishte Janis Jeske.
Kjo doli të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, duke qenë se Janis Jeske, i cili është gjithashtu gjyqtar në ligën e pestë gjermane, ishte në tribunë.
Megjithatë, ai ndoshta nuk mund ta priste që një ditë krejtësisht e zakonshme të kthehej në një debutim në skenën profesionale.