Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është surprizuar nga nëna e tij, Angjelina. Kjo e fundit ka ardhur nga Amerika për të takuar të birin, i cili që prej datës 24 dhjetor 2022 është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas përqafimeve dhe puthjeve të shumta, këngëtari ngacmoi nënën e tij dhe e pyeti nëse kishte takuar Kiara Titon. Zonja Angjelina u duk sikur e konfirmoi me kokë, pasi Luizi i tha të mos flasë se është informacion nga jashtë.
Nga ana tjetër, ajo këshilloi të birin se gjatë kësaj jave që i ka ngelur në “Big Brother VIP” të mos debatojë, por vetëm të thotë batutat e tij dhe të bëjë qejf.,
Pjesë nga biseda mes tyre:
Nëna: Ka dy rrugë, ose ky nga sot deri të shtunën vetëm humor, vetëm qejf, me e shiju, batuta
Luizi: Edhe me Efin?
Efin e kam zemër.
Luizi: Ia kam thënë
Nëna: Ju kam që nga i pari deri tek i fundit. Ka dy rrugë, ose vetëm batuta e humor, ose të dalë tani e ta fitoj unë BBV
Luiz: Sabiani hyri për Keisin pse të mos hyjë edhe nëna ime
Nëna: Unë hy, por ata nuk rrinë as 5 minuta brenda (qeshin)
Luiz: Mos ik deri me datën 6, më prit sa të dal se do vij me Kiarën. A e ke takuar Kiarën? Mos fol se është informacion nga jashtë (qeshin)
E kam thënë me shpirt, dua që vetëm kjo nënë të mos punoj më. Të qëndrojë në shtëpi me mua, me Kiarën, të bëjë gjyshen. Ishalla arrij ta bëj këtë gjë
Nëna: Ky të vazhdojë lojë, në fakt loja ka mbaruar, por vetë, batuta e humor
Luizi: Me të gjithë? Edhe me Efin
Nëna: Me të gjithë, nga i pari deri tek i fundit unë i dua fort
Luiz: Më prit shihemi në Shkodër, nëse nuk fitoj mos u mërzit
Nëna: Luaj për qejf