Petkoviq: Deklaratës i është bashkangjitur një letër që mbron shtetin e Serbisë

Petkoviq: Deklaratës i është bashkangjitur një letër që mbron shtetin e Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Deklarata për Personat e Zhdukur është shoqëruar “me një letër të nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila mbron shtetin e Serbisë”, raporton “RTS”.

“Është miratuar teksti i Deklaratës për Personat e Zhdukur, për të cilin paraprakisht ishte rënë dakord në nivel teknik. Është e rëndësishme se para miratimit të tekstit të Deklaratës, është bashkangjitur një deklaratë e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku u sqaruan gjërat e rëndësishme lidhur me termin e përmendur në Deklaratën për Persona të Zhdukur”, tha Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, kjo deklaratë konfirmon se “është mbrojtur interesi i Serbisë”.

“Për më shumë se dy vjet shteti i Serbisë insiston në miratimin e kësaj deklarate. PÇrishtina gjatë gjithë kohës pengoi dhe nuk dëshironte që ne të arrinim marrëveshje, pasi insistonte në termin ‘zhdukje me forcë’, që është konstrukt juridik, pra termi i përcaktuar në pikën 2 të Konventës Ndërkombëtare për zhdukje të dhunshme. Ata kanë insistuar qëllimisht në këtë term, në mënyrë që Prishtina t’i referohet dhe të kërkojë përgjegjësi nga Beogradi kur bëhet fjalë për zhdukjen e dhunshme. Ne nuk jemi pajtuar me atë term. Ne tashmë kemi rënë dakord dhe ajo që është rënë dakord që është përfshirë në deklaratë është termi ‘i zhdukur nën detyrim’. Nuk është një konstrukt ligjor dhe nuk përfshin çfarëdo përgjegjësie të shtetit serb në kuptimin juridik, por vetëm tregon rrethanat në të cilët një person apo personi i caktuar është zhdukur”, tha Petkoviq.

Related Articles