Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit, reagon Çitaku: Skandaloze!

Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit, reagon Çitaku: Skandaloze!

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit.

Citaku në reagimin e saj thotë se në përvjetorin e masakrës në Studime Kurti bëri një gabim ahistorik.

Ajo shprehet se është shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve.

“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia.
Skandaloze” shkruan Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Related Articles