Një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë në Obiliq, dërgohet në QKUK

Një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë në Obiliq, dërgohet në QKUK

Një 10 vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martes në fshatin Milloshevë.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Është një fëmijë i vitit 2012-të, ka qenë në emergjencë. Pasi e ka marrë trajtimin ishte liruar për në shtëpi. Sot i njëjti është kthyer sërish për fashim dhe është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive. Pra, pasi është trajtuar në Kirurgjinë Plastike, atij i është rekomanduar që të vendoset në Klinikën Infektive, ku edhe sigurisht do të përcillet gjendja e tij”, tha Syla.

Related Articles