Muhamed Thaçi, është shpallur trajner i vitit në ligën e basketbollit të Gjeorgjisë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë epitet 40 vjeçari nga Shkupi e ka fituar nga uebfaqja e specializuar për basketboll “Euro Basket” pas rezultateve të arritura me ekipin e Dinamo Tbilisi.
Ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare po arrin shumë suksese edhe si trajner pasi që këtë sezon arriti ta zë vendin e tretë duke u eliminuar në gjysmëfinale të Playoff-it.
Kujtojmë se ish-basketbollisti i NBA, Zaza Pachulia, është pronar i “Dinamo Tbilisi” ku Thaçi është trajner./Gazeta Enigma/