Ky është hajni që tentoi të grabis në “Finca”, i cili u kap edhe për grabitjen e “RIA-s” në Prishtinë

Ky është hajni që tentoi të grabis në “Finca”, i cili u kap edhe për grabitjen e “RIA-s” në Prishtinë

Institucioni mikrofinanciar “Ria” është bërë cak i hajnave pasditen e djeshme ku rreth orës 14:00, një person ka hyrë i armatosur në filialin e institucionit në lagjen “Nazim Gafurri” në Prishtinë dhe ka kryer grabitjen.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast, del të jetë Dardan Gashi, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e Policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator.

Sipas burimeve, derisa Gashi ishte në arrati, i njëjti kishte kryer edhe grabitjen e armatosur në “Ria” në Prishtinë.

Gashi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

I dyshuari ishte person i njohur për organet e rendit pasi i njëjti kishte tentuar ta grabis filialin e institucionit mikrofinanciar “FINCA” në Prizren.

Related Articles