Pasuria e kryeministrit Albin Kurti, deklaron banesë me vlerë 400 mijë euro por paguan edhe qira

Pasuria e kryeministrit Albin Kurti, deklaron banesë me vlerë 400 mijë euro por paguan edhe qira

Agjencia Anti-korrupsion ka bërë publike pasuritë e zyrtarëve shtetëror.

Kësisoj, në bazë të dokumentit të AKK-së shihet pasuria e kryeministrit, Albin Kurtit.

Interesante është se shefi i qeverisë ka vetëm 119 euro të ruajtura në bankë, NLB.

Sipas dokumentit të publikuar nga AKK, është bërë e ditur se kryeministri, Albin Kurti në vitin 2018 përmes marrjes së kredisë bankare kishte blerë një banesë 67.00 metra-katror, në vlerë prej 400 mijë eurove.

Sipas të njejtit dokument është bërë e ditur se banesa është në pronësi të Kurtit dhe bashkëshortës së tij.

Po ashtu, Kurti ka deklaruar se paguan qira prej 250 euro në muaj.

1 1
pas
dsfgfd

Related Articles