Mosmarrëveshje për borxh, dy persona e bëjnë për spital një 34-vjeçar para stacionit policor në Gjilan

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar.

Për disa qindra euro, u përfshinë në një përleshje fizike edhe tre persona në Gjilan. Dy persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një 34-vjeçar para objektit të stacionit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve nga dy të dyshuarit dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë ai ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve policorë në stacionin e Policisë

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles