Arrestohet një person, gjatë kontrolleve te mjeku iu gjet marihuanë e brisk

Arrestohet një person, gjatë kontrolleve te mjeku iu gjet marihuanë e brisk

Është arrestuar një person pasi i njëjti kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan, ndërsa mjekët kanë raportuar se i njëjti kishte sjellje agresive.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, janë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë marihuanë dhe një brisk.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Related Articles