FSK dhe Policia ende në kërkim të Nezir Osmanit, kanë një kërkesë për qytetarët

FSK dhe Policia ende në kërkim të Nezir Osmanit, kanë një kërkesë për qytetarët

Tash e tri ditë qyetari Nezir Osmani, i lindur më 1963, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës rezulton i zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se që nga dita e raportimit e deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh për gjetjen e tij, por që ende nuk ka rezultate.

“Me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës. Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, Policia e Kosovës në këtë reagim ka bërë thirrje që gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

Related Articles