Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bajicë të Istogut.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen”, tha ai.
Gashi shtoi se Policia ka bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe ka rezultuar që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga.
Ndërsa, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion në Instituin e Mjekësisë Ligjore.