Avokati Flamur Abdullahu ka njoftuar se Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendimin që ja ndalin kompanisë “Visametric L.L.C që ti detyrojë aplikantë të paguajnë shërbimin shesë postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur avokati Abdullau në Facebook-un e tij, ku ka thënë se detyrimi për të paguar postën është vetëm një zhvatje që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.
Kujtojmë se Lajmi.net para disa ditësh ka realizuar storie tek kjo kompani pas intervenimit të inspektoratit… disa qytetare kanë refuzuar të flasin, ndërsa disa të tjerë kanë bërë të ditur se paguajnë shuma te mëdha parash.