Në një sondazh të realizuar gjatë muajit shkurt nga Pyper dhe Valicon është konstatuar se rritja e çmimeve vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve në Kosovë.
Hulumtimi thekson se: “Kosova po përjeton më pak përmirësim financiar sesa vendet e tjera. Të anketuarit po blejnë më pak se gjashtë muaj më parë. Inflacioni ka pasur ndikim të madh në Kosovë, ku 73 për qind e të anketuarve e kanë përmendur atë si shqetësimin kryesor”.
Poashtu, sa i përket vlerësimit të situatës, kosovarët e përceptojnë situatën aktuale si kaotike dhe të pashpresë.
Ndër të tjera në raport theksohet: “Indeksi i Normalitetit në Kosovë ka dalë të jetë më i ulëti që tregon se kosovarët e perceptojnë situatën aktuale si të pashpresë, kaotike dhe të pakëndshme”.
Sa i përket besimit në qeveritë e vendeve, Pyper thekson se: “Kosovarët kanë më së shumti besim në qeverinë e tyre në krahasim me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën”. /Gazeta Enigma