Osmani: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues duhet të refuzohet njëzëri, është model për Republika Srpska Plus

Osmani: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues duhet të refuzohet njëzëri, është model për Republika Srpska Plus

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se draft-statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues tashmë i shkarkuar, duhet të refuzohet njëzëri, pasi sipas saj, është model i rrezikshëm.

Ajo tha se ai draft-statut nuk duhet të jetë bazë për negociata, pasi siç tha, ai është një model për Republika Srpska Plus.

“Kjo tregon se Serbisë nuk i intereson për të drejtat e minoriteteve por në fakt i intereson të ketë një instrument që do të vazhdojë ta sfidojë sovranitetin territorial të Kosovës”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit tha se draft-vizioni i propozuar nga Qeveria e Kosovës paraqet parimet mbi të cilat do të duhej të ndërtohej statuti i Asociacionit, i cili sipas saj, ndjek plotësisht dispozitat kushtetuese dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Pika e nisjes duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës, jo propozimi i Serbisë që synon krijimin e një republike tjetër Dodikase apo edhe më të keqe në rajonin tonë dhe që synon të krijojë më shumë probleme dhe të na çojë në vitet ’90”, tha ajo për Atlantic Council

Related Articles