Osmani për Manastirin e Deçanit: Është kompetencë e Zyrës Kadastrale, jo e presidentes

Osmani për Manastirin e Deçanit: Është kompetencë e Zyrës Kadastrale, jo e presidentes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e Manastirit të Deçanit, ku tha se vendimi i Kushtetueses ende s’është zbatuar dhe se ajo është kompetencë e Zyrës Kadastrale dhe jo kompetencë e presidentes.

Osmani tha se nga pikëpamja juridike, shqetësimi qëndron në atë se kjo çështje është vendim i Millosheviqit, teksa shtoi se çdo vendimet apo ligj prej vitit 1989 deri në 1999 nuk duhet të zbatohet për shkak të natyrës diskriminuese.

“Për disa arsye, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi ta bëjë atë të zbatueshme, por shqetësimi qëndron se mund të krijojë një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për çdo vendim të Millosheviqit që është marrë gjatë viteve të 99-ta. Kjo do të krijonte një rrëmujë të plotë për atë se kujt çfarë pasurie i takon, sepse siç e dini, nën Millosheviqin, të gjitha vendimet ishin arbitrare”, tha Osmani për Atlantic Council, njofton Klankosova.tv..

Tutje, e para e shtetit tha se Kosova duhet të gjejë një rrugë përpara dhe të sigurohet që institucionet e Kosovës t’i japin të gjitha garnicë Kishës Ortodokse se askush nuk e prek pronën e tyre.

Related Articles