Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot rreth orës 11:30, ku bëhet e ditur se një makinë që mbante bombola oksigjeni ka shpërthyer duke shkaktuar edhe dëme tjera, raporton ‘Milano.corriere.it’, tramsmeton Gazeta Enigma.
Sipas rrëfimit të dëshmitarëve, gjithçka nisi nga një furgon që mbante bombola oksigjeni, që po kalonte aty pranë. Disa kalimtarë panë fillimin e një zjarri, pastaj dëgjuan një shpërthim shumë të dhunshëm.
Shoferi i furgonit pasi ka vërejtur zjarrin, ka arritur të hidhet me kohë nga furgoni dhe ka shpëtuar me lëndime të lehta në dorë dhe në këmbë.
Zjarri përfshiu gjithashtu pesë makina të parkuara në rrugë, një farmaci aty pranë dhe apartamentet e dy ndërtesave, të cilat u evakuuan.
Automjeti mbante njëzet bombola oksigjeni, gjithsej 32 litra, me gaz shumë të ndezshëm, i cili përshpejtoi flakët. /Gazeta Enigma