Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës i cili nisi mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Cak i aksionit të madh policor ishin disa shtëpi në të cilat është dyshuar se ka substanca narkotike.
Sot u raportua për zhvillimin e këtij operacioni ku nga zyrtarët e përfshirë në aksion është thënë se janë gjetur dhe konfiskuar afër dhjetë kilogramë drogë ndërsa janë arrestuar edhe disa persona.
Për aksionin është kontaktuar Prokuroria Themelore në Pejë, mirëpo të njëjtit kanë thënë se duhet pyetur Prishtinën.