Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në ditën botërore pa duhan, ka treguar për rreziqet që sjell konsumimi i duhanit, raporton Gazeta Enigma.
Nga IKSHPK-ja, kanë thënë se edhe këtë vit tema për ditën Botërore pa duhan është “zotimi për të lënë duhanin”
“Zotohem për të lënë duhanin Çdo vit më 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur për herë të parë në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së.
Të njejtit kanë bërë të ditur se duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar me jo- duhanpirësit.