Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ka reaguar kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i cili tha se ai e ka bërë biznes klubin llapjan.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Batatina reagoi duke thënë se ka shpenzuar shtatë milionë euro për 10 vite.
Ndër tjera, Batatina tha se Bulliqi që nga ardhja në pushtet nuk e ka ndihmuar asnjëherë klubin e Llapit dhe se duhet të kërkojë falje për deklarimet e bëra.
Ky është reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
REAGIM Duke parë një debat publik sonte në Tëvë1, ku Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga ardhja e tij në pushtet asnjëherë nuk e ka përkrahur klubin e qytetit dhe ku e dimë se shumë klube në Kosovë janë shoqëri aksionare dhe përkrahen nga Kuvendet Komunale ndërsa Kryetari Bulliqi thotë se Tahir Batatina e ka bërë klubin biznes, e lus Kryetarin që nga sot jam i gatshëm që të vij ai të bëj biznes dhe t’i shpenzoj nga 1 milon euro në vit dhe duke ditur se nuk fitoj asgjë si nuk i vjen turp dhe si nuk ndihet keq para adhuruesve llapjan me thënë një fjalë të këtij niveli një kryetar.
Prapë publikisht i them Kryetarit Shpejtim Bulliqi që eja nëse je i gatshëm t’i bëj biznes dhe mbaje klubin e qytetit siq ne familja jonë e kemi mbajtur tash e 10 vite dhe i kemi shpenzuar nga djersa e familjes mbi 7 milon euro, eja dhe vazhdoje ti nese je i gatshëm dhe mos u deklaro ashtu se je Kryetar i qytetit dhe duhet të jesh i të gjithëve.
Nuk jam deklaruar shumë herë dhe kam qenë i përmbajtshëm por dua t’iu them qytetarëve se asnjë herë asnjë mbështetje nuk e kam pasur nga Shpejtim Bulliqi dhe këtë e dëshmoj sonte në këtë debat se çfarë mendon për klubin e qytetit dhe krenarinë e Llapit.
Nuk kam besuar deri sonte se duhet të sakrifikosh me rininë e Llapit dhe futbollin llapjan ndërsa Kryetari thotë se unë e kam bërë biznes dhe ai e di shumë mirë se cilat janë shpenzimet e klubit dhe dua që ai të del me një deklaratë e të tregoj se ku jam duke bër biznes dhe ku jam duke fituar me klubin.
Kam qenë shumë i përmbajtshëm sepse sportin nuk kam dashtur dhe nuk dua ta ngatërroj me politikë por dua t’i them publikisht Shpejtim Bulliqit që kontributin tim dhe te familjes sime nuk mund askush e as ti ta mohosh sepse unë dhe familja ime me organizimin kemi shkruar historinë e Llapit dhe ti del thua e ke bërë biznes.
Të lutem mos e ngatërro politikën me sport dhe sporti nuk ka vend në politikë dhe politika kurrë nuk do të ketë vend në sport dhe pikërisht në futboll deri sa të jemi ne familja Batatina në futboll dhe pikërisht unë në Llap.
Qytetarët e Llapit nuk e kanë pritur një sjellje të këtij niveli nga ti dhe nga asnjë kryetar që është dhe që vjen për krenarinë e Llapit ku të gjithë po mburremi me të dhe ti thua jo e ka bërë biznes.
Ti duhet të kërkosh falje publike për atë që deklarove në debat me rivalin tuaj politik.