Pamje nga momenti kur rrëzohet një aeroplan rus SU-34 dhe një helikopter Mi-8 në kufi me Ukrainën

Pamje nga momenti kur rrëzohet një aeroplan rus SU-34 dhe një helikopter Mi-8 në kufi me Ukrainën

Një aeroplan luftarak rus SU-34 është rrëzuar në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Ky është incidenti i dytë i tillë sot, pasi një helikopter supozohet se u rrëzua në të njëjtin rajon.

Videot e postuara në mediet sociale ruse duket se tregojnë një helikopter transporti Mi-8 duke u rrëzuar në të njëjtin rajon.

Një video që publikoi mediumi Nexta në Twitter tregon momentin kur helikopteri qëllohet nga larg e më pas shpërthen në flakë.

Pamje të momentit të rrëzimit të aeroplanit SU-34 gjithashtu janë publikuar në rrjetet sociale.

Si rrjedhojë e të dy incidenteve kanë mbetur të vdekur të dy ekuipazhet e dy aeroplanëve, transmeton Telegrafi.

\

Related Articles