Zgjedhjet në Turqi, 3 viktima gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet në Turqi, 3 viktima gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi janë shënuar edhe me ngjarje të rënda, teksa raportohet se gjatë ditës së sotme tre persona kanë humbur jetën gjatë procesit të votimit.

Teksa më herët u raportua për dy persona që humbën jetën si pasojë e një ataku kardiak, një tjetër viktimë është shënuar. Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak.

Më herët, në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Seref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.

Gjithashtu në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

Related Articles