Është zhvilluar dje derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për Dritës e realizoi Ron Broja në pjesën e parë, kurse Mevlan Zeka e barazoi nga penalltia, raporton Gazeta Enigma.
Kjo penallti e referuar nga Gramos Shala u diskutua shumë pas ndeshjes, pasi që kishte ankesa të shumta nga kampi ‘bardhekaltër’.
Në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka komentuar këtë rast duke thënë se kjo është penallti dhe se nuk diskutohet.
“Kontakt me dorë paska pasur, a është penallti nuk diskutohet. Në momentin kur e godet topin me dorë e qet jashtë, sepse ka mundur topi të jetë në lojë me e kthy lojtari dhe më shënu gol. Kjo për mua është penallti”, tha Batatina në emision.
Drita tashmë e ka humbur vendin e parë. “Intelektualtët” kanë 67 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë ka mbledhur 69 pikë.
SC Gjilani zë vendin e tretë me 52 pikë të mbledhura, matematikisht i duhet edhe një pikë për t’i siguruar garat evropiane.
/Gazeta Enigma/