Teksa ka mbetur vetëm një kuti për tu numëruar në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është drejt marrjes së mandatit të tretë në krye të kësaj bashkie.
Siopas rezultateve të bëra publike nga KQZ, Veliaj kryeson me 54.69 % të votave ose 158538 vota.
Rivali i tij, Belind Këlliçi numëron 100249 ose 34.58 %. Diferenca mes tyre është 58289 vota.
Ndërkaqë kandidati i PD-së, Ronald Bejko ka marrë 12374 vota, ndërsa kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka siguruar 13816.
Dy kandidatët e tjerë, Marko Dajti numëron 2807vota ndërsa Lajla Pernaska 2204.