Zyra Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë njofton se sot së bashku me përfaqësuesin e Ambasadës Çeke dhe siç i quajtën ata, vëllezërit e armatosur nga kontingjenti çek i KFOR-it, kanë vendosur kurorë në memorialin e Miroslav Hajdúch, pjesëtar i kontingjentit sllovak të KFOR-it, i cili vdiq tragjikisht afër fshatit Sekiraqa në vitin 2002.
Në një postim të Facebook të kësaj zyreje, thuhet se i ndjeri kishte humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tij për të ndërtuar Kosovën më të sigurt, më stabile dhe më të suksesshme.
“U prehsh në paqe i dashur Miro”, përfundon postimi.