Të paktën 20 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë një sulmi në një fshat në shtetin Plateau të Nigerisë.
Sulmuesit erdhën në fshatin Kubat në orët e hershme të mëngjesit dhe dëshmitarët thonë se ata filluan të qëllojnë rastësisht, raporton Reuters.
Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.
Plateau është një nga disa shtete të ndryshme etnike dhe fetare në të ashtuquajturin “Rripi i Mesëm” i Nigerisë, ku përleshjet e dhunshme midis fermerëve dhe blegtorëve gjysmë nomadë kanë marrë qindra jetë.